Lule nga Majakovski

800 L

Dashuria është e vetmja poezi e kësaj jete që nuk është gënjeshtër. Është si kënga e  aurores ne pol, si gumëzhima e bletëve në një koshere . Eshte si kënga e një pijaneci, si trimëria e një  kllocke, kur mbron fëmijët e saj nga rreziku… është si vrapi i një dreri të frikësuar nga krisma e një plumbi, si përpjekja titanike e një breshke për t’i lënë pas të gjithë lepujt e botës… Dashuria është belbëzimi i buzëve të një romance që ka filluar në zemër… Është një pikë djersë, që rrjedh nga  buzet  e një  burri mbi buzë të nxehta… Është kaosi i mendjes si një kryqëzim me trafik të çmendur pa semaforë…

Është dhimbja që e copëton shpirtin, kur ajo nuk kthehet…
Pikërisht në atë moment, një shpërndarës lulesh nga kozmosi, i dërgon dikujt lule nga Majakovski
E mes lulesh , kete mesazh….

Nëse dëshironi — Do të tërbohem me mish të gjallë si një vandal
Ose do të  shkrihem në ngjyrat që zgjon lindja e diellit, —
Nëse dëshironi — Mund të jem i butë   , amorf  dhe I avullt
Jo një burrë — por një re me pantallona!

Përfundo Blerjen
Kategori
eBooks
Formati
PDF
Gjuha
Shqip
Numri i Faqeve
118 FAQE