Bimët mjekësore
600 L
Ky libër trajton rëndësinë e bimëve mjekësore që nga përdorimi i tyre i hershëm deri te roli që kanë pasur në jetën e njeriut për ushqim, shërim dhe mirëqenie. Përmes një shpjegimi të thjeshtë, libri tregon si mblidhen, ruhen dhe përdoren pjesë të ndryshme të bimëve, si lulet, gjethet, rrënjët, farat dhe lëvoret.
Një vend të veçantë zënë mënyrat e përgatitjes së çajrave mjekësorë, infuzioneve, dekokteve, tretësirave, pluhurave dhe llapave. Libri jep edhe masa praktike për përdorimin në kushte shtëpie, duke theksuar se bimët mjekësore duhen përdorur me kujdes dhe sipas këshillave të specialistëve.

