Hilda Mary
300 L
Në mbrëmje më në fund u gjenda në shtëpinë time.. shkova në tualet dhe i hodha një grusht ujë syve
Pastaj ngrita kokën dhe zura të shikoj veten në pasqyrë
Kastravec , idiot! dashke dhe çmim Nobel pa le!
Para se të ikja nga rajoni, e tërhoqa padinë kundër Hilda Mary
Ndërsa shaja veten në pasqyrë, dëgjova zilen në derë. Zot i madh! Ishte ajo
Pse erdhe këtu?
S’kam ku të shkoj, kam kaq kohë që gjuaj shtëpitë e atyre që ikin me pushime…
Gjithsesi ajo ëndërr e gjatë dhe idiote më dha një mësim të mirë;
Kur të jesh në një situatë të rëndë dhe të kesh nevojë për ndihmë
Bota rreth teje do të jetë e zbrazur!
Atë pjesën tjetër, që të kem kujdes , kur të më josh ndonjë vajzë e re , sepse ajo me siguri që do ta ketë me të futur, nuk ma mësoi .
Hyr brenda – i thashë , duke bërë sikur po i besoja gjithë brockullat që zuri të më tregonte për jetën e saj…
Dhe në të vërtetë ishin brockulla vërtetë të bukura për të shkruar romane
Nuk quhej Hilda më që era fjala. Quhej Maria.
Këto Maritë, e kanë zakon të dashurohen gjithmonë me frymën e shenjtë!
Me shpresën se brockullat e saj , mund të më bënin vërtetë Nobelist, e pranova …
Dhe kështu gënjeva veten, se e dija mirë që ajo nuk më bënte dot të atillë
Eja shen Mari eja!
Ndërsa Zhylien Reno do ta vuajë pafundësisht deri në vdekje mungesën e saj.

