Bell në gjurmët e Aleksandrit

800 L

Dy karrocat ndaluan në stacionin e postës në periferi të Lepzigut …Qyteti dukej si një shesh i madh ngrehinash ngjyrë gri. Në rrugët e drejta mes ndërtesave qëndronin varur llampadarët me naftë, që dukeshin si të dënuar me vdekje në litar. Nuk ishte nga ato qytetet me kështjella të mëdha dhe me histori aristokratësh, por kishte një histori tjetër të ndritur. Prej kohësh aty mblidheshin bëmat e njerëzve të shquar. Profesorë, shkrimtarë, arkitektë, ndërtues të shquar për shkak të universitetit të vjetër të tij, prej kohësh kishin krijuar një si strehëz njerëzish të lexuar..Ishte qyteti i biznesit, i panaireve, i universiteteve dhe i industrisë së botimit të librit. Zoti Johan Thunmann, një profesor Suedez dhe Albanolog i famshëm, ishte pikërisht ai që në mënyrë të çuditshme, kishte mundur të na sillte një lajm të rëndësishëm mes ngastrave qiellore të universit.

Përfundo Blerjen
Kategori
eBooks
Formati
PDF
Gjuha
Shqip
Numri i Faqeve
88 FAQE