Ky libër sjell rrëfimin e një gruaje të devotshme, të lidhur me besimin, arsimin dhe dashurinë për njerëzit. Jeta e saj i kushtohet fëmijëve, dijes, librit dhe edukimit, duke lënë pas një trashëgimi shpirtërore e njerëzore. Përmes kujtimeve dhe përkushtimit të saj, shpaloset figura e një mësueseje që ndikoi në breza, me thjeshtësinë, forcën dhe dashurinë për Korçën, familjen dhe shkollën.