Magjia Universale AGIMI
1000 L
Pak ditë pasi mposhtën kryezot Tenebren dhe ushtrinë e tij të errët, Roberti, Serena, Mina dhe Elioti janë duke shijuar pushime të merituara në Pozitivus ku janë të ftuar nderi të një feste të madhe.
Ndërsa festimet janë më të hareshme se kurrë për Pozitivusin deri dikur të shkretuar e të përhumbur në vetë akujt e tij, hije të tjera ngrihen duke kërcënuar edhe një herë paqen e mbretërisë.
Në Lejkvill, një mik deri dikur i humbur kthehet befas duke trazuar jetët e heronjve. Ndërkohë, një grup vampirësh është vendosur në qytet duke shkaktuar probleme të mëdha dhe fillon një gjueti për disa kristale antike magjike.
Mes gjithë ndarjeve dhe njohjeve të reja, mes gjithë vështirësive e rreziqeve që do të ndeshin përgjatë rrugës së tyre, Roberti dhe Serena do të kuptojnë se përballja me Tenebren nuk ishte asgjë; armiqtë më të rrezikshëm janë reflekset e tyre të largëta dhe madje vetë ata.
Në këtë roman të dytë, veç aventurave dhe rreziqeve të reja të Robertit, Serenës, Desarës dhe miqve të tyre, do të zbuloni më shumë histori dhe toka magjike të universit të Magjisë Universale dhe “Kronikave të Dritës dhe Errësirës”, duke hedhur hapa galopantë drejt disa kulmimeve epike. Ky botim përmban një skenë nga romani i tretë i serisë Magjia Universale, një skenë nga seria e ardhme e librave Të Mallkuar të Çmuar si dhe kapitullin ekskluziv “Linja Gjaku”, që hedh themelet e një serie të re, e cila vjen së shpejti.

