Rrefimi i Djalit te prape

1000 L

Tomi është një djalë tetëvjeçar që mendon se bota mbaron te fshati i tij dhe disa fshatra përreth. Përtej atyre kufijve, për të, nuk ka asgjë.
Por brenda kësaj bote të vogël, ai ka ngritur mbretërinë e tij. Organizohen kampionate me gara qerrkash nëpër rrugët me pluhur, ku fëmijët garojnë me seriozitetin e burrave. Dhe Tomi nuk garon vetëm për t’u zbavitur ai garon për të fituar. Me çdo kusht.
Ai bën korrupsion: paguan fshehurazi, jep premtime, blen heshtje. Rregullat përkulen pa u dukur, garat anojnë lehtë nga ana e tij. Askush nuk e kupton si, por në fund, Tomi është gjithmonë në krye.
Në të njëjtën kohë, në fshat ndodhin disa “vrasje” misterioze enigma të vogla që trazojnë qetësinë e përditshme. Ai paguan dikë për një punë të errët, shantazhon një tjetër për një llogari të heshtur. Gjithçka duket serioze, pothuajse e frikshme.
Dhe pastaj, fare pa dashur, Tomi kryen edhe një krim.
Në botën e tij sa një grusht dheu, pushteti ka madhësinë e imagjinatës së një fëmije por pas lojës fshihet një hije që rritet më shpejt se mosha e tij.

Përfundo Blerjen
Kategori
Roman
Formati
PDF
Gjuha
Shqip
Numri i Faqeve