Ti ishe një Sansevieria
800 L
– Gjithsesi e dashur, thjesht Amfitrite , ti gruaja enigmatike e ardhur nga jashtë, mjeshtrja absulote e mënyrës se si duhet shkruar gjuha shqipe, e dashuruara e përjetshme me veten, kryelarta dhe madje kokëfortja e pakrahasueshme, për t’i qënë stoike vendimeve të tua, që prishin ekuilibrin mes ndjesive dhe krenarisë… magjistarja e figurave artistike… më së fundi e nxorre nga thesi i magjive të tua kurajon për t’ju dorëzuar ndjenjave…dhe për ta lënë mënj’anë krenarinë. …Gjthsesi Amfitritë , poseduesja e emrit të gruas krenare dhe dinjitoze të atij marinarit horr … gjithsesi e di çfarë është establishmenti?
– idiot!
– … mesa duket Establishmenti qënka një e keqe e pashmangshme e qyteterimit … mesa duket, ai nuk është i montuar në sistem, ai është on bllock me të, përpjekja për ta zhdukur, është si përpjekja për t’i zhdukur meshkujve gjenitalet që të mos ketë përdhunime.
-Më puth, budalla- dëgjova serish zërin e saj
-Problemi im i madh Amfitrite, është stablishmenti në art.
-Oh idiot .
-Është ai rreth vicioz njerëzish të medias dhe të artit, që i bëjnë qoka të shpifura njëri- tjetrit… Sinqerisht nuk dua dhe nuk do të hyj kurrë aty në atë rreth qelbësirash.
-Mon amour! Varja rrathëve!
E dashur Silva!
U kry!
Ps.. te kujtohen lulet e shkretetires qe te vura ne dhome?
Tani qe e mendoj edhe ti vet ishe nje Sansevieria.. mbijetove e pa vaditur .. te lane te thaheshe ne mjerimin e koheve… por mua me fale oksigjen pa u kursyer..

