Magjia Universale AKUJT
800 L
Qyteza e Lejkvillit është ndërtuar mbi mistere dhe të fshehta, groposur thellë nën pyje dhe mbytur në liqen.
Shtatëmbëdhjetëvjeçari Robert Flejholm dhe motra e tij, Serena, e gjejnë veten në qendër të një lufte të vjetër mes dritës dhe hijeve, një luftë që dikur shkatërroi një mbretëri akujsh dhe kristalesh dhe tani u është drejtuar qytezës së tyre të qetë.
Por Lejkvilli nuk është aq i qetë sa duket, sepse gëlon nga qeniet e mbinatyrshme: shtriga-druide, vampirë, zana dhe njerëz-ujq fshihen në kthina e skuta. Mes tyre, katër luftëtarë të rinj — Roberti, Serena dhe miqtë e tyre, Mina dhe Eliot Belfejr — janë të destinuar të ngrihen kundër forcave të së keqes që marshojnë nën prirjen e Tenebres, Kryezot i Errësirës dhe Mbret i Negativifisit, i cili do që të marrë Lejkvillin si fron të ri të pushtetit. Ndërkohë që lufta mes së mirës dhe së keqes sa vjen e bëhet e pandalshme, shoqja e katër luftëtarëve, Desara Milleri, zbulon të vërteta tronditëse për prejardhjen e saj, zbulime që e vendosin në një udhë magjie, dhembjeje dhe ngjitjeje si shtriga-druide më e fuqishme e të gjitha kohërave.
Me fatin e qytezës, por edhe të botës, në fije të perit, heronjtë përballen me përgjegjësinë e të luftuarit për të mirën ndërsa lufta arrin kulmin e saj. Por në një qytezë që është e mbushur plot me magji, tradhti dhe zemra të krisura adoleshentësh, fitorja nuk është asnjëherë e sigurt.
Të gjitha këto në një roman magjik, AKUJT, libri i parë në serinë e Magjisë Universale dhe prezantuesi i një universi fantazie që mban firmën e Antonio Bablikut.

