Kryefaqja  ›  Ligjore  ›  Politika e privatësisë

Politika e privatësisë

Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, pse i përdorim, me kë mund t’i ndajmë dhe cilat janë të drejtat tuaja.

Versioni i fundit

28 Gusht 2026

Read in English

Libra24 respekton privatësinë e përdoruesve, blerësve, autorëve dhe partnerëve të saj. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si përpunohen të dhënat personale kur përdorni platformën, kryeni një blerje ose bashkëpunoni me Libra24.

1

Kush është përgjegjës për të dhënat

One or Zero Inc. përpunon të dhënat që lidhen me përdorimin e platformës, porositë e klientëve, shitjet online, pagesat, analytics dhe marketingun.

Florenc Duhanxhiu PF, subjekt i regjistruar në Shqipëri, përpunon të dhënat që lidhen me autorët dhe shtëpitë botuese, marrëveshjet e tyre, raportimin e shitjeve dhe pagesat/royalties.

Për çdo kërkesë mbi privatësinë mund të na kontaktoni në info@libra24.al.

2

Çfarë të dhënash mbledhim

Kur kryeni një porosi në Libra24, mund të mbledhim:

  • emrin dhe mbiemrin;
  • adresën e email-it;
  • numrin e telefonit;
  • adresën e faturimit;
  • qytetin, shtetin dhe ZIP/kodin postar;
  • të dhënat e porosisë dhe produktet e blera;
  • çmimin, monedhën, datën dhe orën e porosisë;
  • Order ID;
  • IP address;
  • informacion teknik mbi browser-in dhe pajisjen;
  • informacione të tjera që WooCommerce regjistron për administrimin e porosisë.
3

Të dhënat e pagesave

Pagesat online përpunohen përmes Stripe.

Libra24 nuk ruan numrin e plotë të kartës, CVV-në ose të dhënat e plota të kartës. Informacioni i pagesës përpunohet nga Stripe sipas standardeve dhe politikave të tij.

4

Pse i përdorim të dhënat

Të dhënat personale mund të përdoren për:

  • realizimin dhe administrimin e porosisë;
  • dorëzimin e eBook-ut dhe lidhjeve të shkarkimit;
  • dërgimin e email-eve të porosisë;
  • faturimin, kontabilitetin dhe detyrimet tatimore;
  • support-in dhe rimbursimet;
  • parandalimin e mashtrimit dhe abuzimit;
  • mbrojtjen e copyright-it dhe personalizimin e PDF-ve;
  • analytics dhe përmirësimin e platformës;
  • marketingun, kur ekziston pëlqimi ose baza ligjore e nevojshme;
  • përmbushjen e detyrimeve ligjore.
5

Watermark dhe mbrojtja e librave

Për të mbrojtur autorët dhe për të dekurajuar shpërndarjen e paautorizuar, disa eBook në format PDF personalizohen.

Në çdo faqe të PDF-së mund të vendosen emri, mbiemri, email-i dhe Order ID i blerësit.

Këto të dhëna përdoren për identifikimin e kopjes së blerë dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.

6

IP address dhe të dhënat teknike

Libra24 dhe infrastruktura e saj mund të regjistrojnë automatikisht IP address-in, browser-in, pajisjen, sistemin operativ, datën dhe orën e vizitës, faqet e vizituara dhe aktivitetin teknik të lidhur me porositë dhe shkarkimet.

Këto të dhëna përdoren për sigurinë, diagnostikimin teknik, analytics dhe parandalimin e abuzimeve.

7

Google Analytics

Libra24 përdor Google Analytics për të kuptuar se si përdoret platforma.

Analytics mund të mbledhë informacion mbi faqet e vizituara, burimin e trafikut, pajisjen, browser-in, vendndodhjen e përafërt dhe sjelljen e përdoruesit në website.

8

Meta / Facebook Pixel

Libra24 përdor Meta/Facebook Pixel për matjen e performancës së marketingut dhe reklamave.

Meta mund të marrë të dhëna teknike dhe informacione mbi aktivitetin e përdoruesit në website, në varësi të konfigurimit dhe zgjedhjeve të pëlqimit.

9

Mailchimp dhe buletini

Libra24 përdor Mailchimp për menaxhimin e abonimeve me email.

Kur përdoruesi abonohet në buletin, ruhet adresa e email-it. Abonimi është vullnetar dhe mund të çaktivizohet në çdo kohë.

Një blerje nuk duhet të konsiderohet automatikisht abonim në newsletter, përveçse kur përdoruesi ka dhënë pëlqimin përkatës.

10

Trustpilot

Libra24 përdor Trustpilot për shfaqjen dhe/ose menaxhimin e vlerësimeve të përdoruesve.

Në varësi të konfigurimit të integrimit, Trustpilot mund të përpunojë informacion teknik ose të dhëna të lidhura me ndërveprimin me shërbimin e tij.

11

Cookies

Libra24 përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionimin e website-it, checkout-it, shportës, analytics dhe marketingut.

Cookies mund të ndahen në:

  • të domosdoshme — për funksionimin teknik dhe sigurinë;
  • analytics — për matjen dhe përmirësimin e përdorimit;
  • marketing — për shërbime si Meta Pixel.

Kur ligji kërkon pëlqim, cookies jo të domosdoshme duhet të përdoren vetëm sipas zgjedhjeve të bëra nga përdoruesi.

12

Me kë mund t’i ndajmë të dhënat

Libra24 mund t’u japë akses në të dhënat e nevojshme ofruesve që ndihmojnë në funksionimin e platformës, përfshirë Stripe, ofruesit e hosting-ut, WooCommerce/WordPress, Google Analytics, Meta, Mailchimp, Trustpilot dhe ofrues të tjerë teknikë.

Të dhënat mund t’u jepen gjithashtu autoriteteve publike kur kërkohet nga ligji.

Libra24 nuk shet të dhënat personale të përdoruesve.

13

Transferimet ndërkombëtare

Disa prej ofruesve të teknologjisë që përdor Libra24 mund të përpunojnë të dhëna jashtë Shqipërisë ose Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë në SHBA.

Kur kërkohet nga ligji, transferimet mbështeten në mekanizma ligjorë, marrëveshje kontraktuale ose masa të tjera mbrojtëse të përshtatshme.

14

Sa kohë i ruajmë të dhënat

Të dhënat e porosive dhe transaksioneve ruhen për aq kohë sa kërkohet nga legjislacioni tatimor, kontabël dhe ligjor i zbatueshëm.

Të dhënat e watermark-ut, Order ID dhe evidencat kundër piraterisë mund të ruhen deri në 10 vjet pas blerjes, ose më gjatë kur ekziston një pretendim, mosmarrëveshje, hetim ose detyrim ligjor aktiv.

Të dhënat e newsletter-it ruhen deri kur përdoruesi çabonohet ose tërheq pëlqimin.

15

Të drejtat e përdoruesit

Në varësi të ligjit të zbatueshëm, përdoruesit mund të kenë të drejtë të:

  • kërkojnë informacion mbi të dhënat që përpunohen;
  • marrin një kopje të të dhënave të tyre;
  • korrigjojnë emrin, mbiemrin, email-in ose të dhëna të pasakta;
  • kërkojnë kufizimin e përpunimit;
  • kundërshtojnë përpunime të caktuara;
  • tërheqin pëlqimin për marketing;
  • kërkojnë fshirjen e të dhënave kur kjo e drejtë zbatohet;
  • kërkojnë portabilitetin kur është i zbatueshëm.
16

Kërkesat për fshirje

Një kërkesë për fshirje nuk nënkupton domosdoshmërisht fshirjen e menjëhershme të çdo informacioni.

Libra24 mund të ruajë të dhëna që kërkohen për detyrime kontabël/tatimore, provën e transaksionit, pagesat ndaj autorëve, parandalimin e mashtrimit, mbrojtjen e copyright-it ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

Pjesët që nuk janë më të nevojshme mund të fshihen ose anonimizohen kur kjo është e mundur dhe e përshtatshme.

17

Siguria e të dhënave

Libra24 përdor masa teknike dhe organizative të arsyeshme për të mbrojtur të dhënat nga aksesi i paautorizuar, humbja, ndryshimi, publikimi i paautorizuar ose keqpërdorimi.

Megjithatë, asnjë sistem online nuk mund të garantojë siguri absolute.

18

Privatësia e autorëve dhe botuesve

Për autorët dhe shtëpitë botuese mund të përpunohen të dhëna identifikuese, kontakte, të dhëna kontraktuale, të dhëna bankare/pagesash, shitje, royalties, raporte financiare dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrëdhënien kontraktuale.

Këto të dhëna përpunohen nga Florenc Duhanxhiu PF për menaxhimin e marrëveshjeve dhe pagesave ndaj autorëve/botuesve.

19

Fëmijët dhe personat nën 18 vjeç

Libra24 nuk synon të realizojë blerje me persona nën 18 vjeç.

Nëse konstatojmë se kemi marrë të dhëna personale në kundërshtim me këtë kufizim, do të ndërmarrim masat e përshtatshme sipas ligjit.

20

Ndryshimet dhe kontakti

Kjo Politikë mund të përditësohet për shkak të ndryshimeve ligjore, funksioneve të reja, teknologjive, payment providers ose mënyrës së përpunimit të të dhënave.

Data e versionit të fundit do të shfaqet në krye të faqes.

Për çdo kërkesë mbi privatësinë mund të na kontaktoni në info@libra24.al.