Platforma më e madhe shqiptare për eBook në PDF & EPUB

Kryefaqja  ›  Ligjore  ›  Kushtet e përdorimit

Politika e rimbursimit

Kjo politikë shpjegon kur mund të kërkohet rimbursim për një eBook, çfarë ndodh pasi fillon shkarkimi dhe si trajtohen problemet teknike ose pagesat e dyfishta.

Versioni i fundit

28 Gusht 2026

14 ditë për kërkesë & vetëm nëse libri nuk është shkarkuar

Libra24 shet përmbajtje digjitale në format PDF dhe EPUB. Për shkak se produkti dorëzohet menjëherë pas pagesës dhe mund të shkarkohet, rregullat e rimbursimit varen kryesisht nga fakti nëse shkarkimi ka filluar apo jo.

1

Rregulli kryesor i rimbursimit

Një kërkesë për rimbursim mund të paraqitet brenda 14 ditëve nga blerja, vetëm nëse libri nuk është shkarkuar.

Nëse libri është shkarkuar qoftë edhe 1 herë, rimbursimi për ndryshim mendjeje nuk ofrohet, përveç rasteve kur ligji i zbatueshëm kërkon ndryshe.

2

PDF, EPUB dhe librat me të dy formatet

Nëse një titull ofrohet vetëm në PDF, blerësi merr PDF. Nëse ofrohet vetëm në EPUB, blerësi merr EPUB. Nëse titulli ofrohet në të dy formatet, blerësi merr të dyja.

Kur një titull përfshin PDF dhe EPUB në të njëjtën blerje, shkarkimi i cilitdo prej formateve konsiderohet fillim i dorëzimit të produktit digjital dhe e bën porosinë për atë titull të pakualifikueshme për refund për ndryshim mendjeje.

3

Papajtueshmëria e pajisjes

Blerësi duhet të kontrollojë formatin e produktit përpara pagesës.

Fakti që pajisja ose programi i blerësit nuk mbështet PDF ose EPUB nuk konsiderohet, në vetvete, arsye për rimbursim kur produkti është dorëzuar siç është përshkruar.

4

File i dëmtuar ose problem teknik

Nëse një file nuk hapet, është i dëmtuar ose ka një problem teknik real, kërkesa shqyrtohet nga stafi i Libra24.

Libra24 do të përpiqet fillimisht ta zgjidhë problemin, për shembull duke ofruar një kopje funksionale ose duke korrigjuar file-in. Rimbursimi shqyrtohet nëse problemi nuk mund të zgjidhet.

5

Produkt i gabuar

Nëse, për shkak të një gabimi të Libra24, blerësit i dorëzohet një libër tjetër nga ai që ka porositur, Libra24 do ta zëvendësojë atë me librin e saktë.

Nëse zëvendësimi nuk është i mundur, rasti mund të zgjidhet me rimbursim.

6

Pagesa e dyfishtë

Nëse e njëjta blerje tarifohet dy herë pa qëllim, pagesa e dyfishtë do të rimbursohet pas verifikimit të transaksioneve.

7

Kur download-i nuk shfaqet

Pas një pagese të suksesshme, butoni i shkarkimit shfaqet menjëherë dhe informacioni i shkarkimit dërgohet gjithashtu në email.

Nëse, për shkak të një problemi teknik, download-i nuk bëhet i disponueshëm, blerësi duhet të kontaktojë Libra24 dhe t’i japë stafit deri në 48 orë për të verifikuar dhe zgjidhur problemin.

8

Si kërkohet një rimbursim

Kërkesat për rimbursim duhet të dërgohen në info@libra24.al.

Kërkesa duhet të përfshijë:

  • emrin dhe mbiemrin;
  • email-in e përdorur në porosi;
  • Order ID;
  • arsyen e kërkesës.
9

Mënyra e kthimit të pagesës

Kur një rimbursim aprovohet, ai kryhet në të njëjtën mënyrë pagese të përdorur për blerjen, zakonisht në kartën përkatëse përmes Stripe.

Rimbursimet e aprovuara bëhen për vlerën e plotë të shumës që i takon produktit të rimbursuar.

10

Sa kohë zgjat rimbursimi

Pasi Libra24 autorizon rimbursimin, koha që duhet që shuma të shfaqet në llogarinë ose kartën e klientit varet nga Stripe, banka e klientit dhe rrjeti i pagesës.

Libra24 nuk kontrollon kohën e përpunimit bankar pasi refund-i është lëshuar.

11

Taksat dhe VAT

Kur një rimbursim aprovohet, taksat ose VAT që lidhen me produktin e rimbursuar rregullohen në përputhje me transaksionin, sistemin e pagesës dhe rregullat tatimore të zbatueshme.

12

Libër i hequr nga platforma

Nëse një libër hiqet nga Libra24 për arsye copyright-i, licencimi ose një detyrim ligjor dhe blerësi e ka paguar por nuk e ka shkarkuar, do të ofrohet rimbursim i plotë kur produkti nuk mund të dorëzohet.

Nëse libri është shkarkuar tashmë, nuk lind automatikisht e drejta për refund vetëm sepse titulli hiqet më vonë nga shitja.

13

Promocionet dhe kuponat

E njëjta Politikë e Rimbursimit zbatohet edhe për librat e blerë me ulje, promocion ose kupon.

Një çmim promocional nuk ndryshon kushtin kryesor: produkti duhet të mos jetë shkarkuar për të kërkuar refund për ndryshim mendjeje.

14

Porositë me disa libra

Nëse një porosi përmban disa libra dhe vetëm një titull ka një problem që justifikon rimbursim, refund-i bëhet vetëm për atë produkt dhe jo automatikisht për të gjithë porosinë.

15

Abuzimi me rimbursimet

Libra24 mund të refuzojë kërkesa që konsiderohen mashtruese, abuzive ose që synojnë marrjen e përmbajtjes pa pagesë.

Historia e shkarkimeve, të dhënat e porosisë dhe informacioni teknik mund të përdoren për të verifikuar nëse produkti është aksesuar ose shkarkuar.

16

Chargeback dhe mosmarrëveshjet e pagesës

Nëse një klient hap chargeback ose mosmarrëveshje pranë bankës ose Stripe, Libra24 mund t’i paraqesë ofruesit të pagesës provat e nevojshme për transaksionin.

Këto mund të përfshijnë Order ID, konfirmimin e pagesës, download logs, datën dhe orën e shkarkimit dhe informacione të tjera të nevojshme për verifikimin e dorëzimit të produktit.

17

Të drejtat detyruese të konsumatorit

Kjo Politikë zbatohet në masën e lejuar nga ligji dhe nuk synon të kufizojë të drejtat që një konsumatori i garantohen detyrimisht nga ligji i zbatueshëm.

Rregulli i Libra24: 14 ditë për të paraqitur kërkesë, me kusht që përmbajtja digjitale të mos jetë shkarkuar.

18

Ligji në fuqi dhe Gjykata e Korçës

Palët inkurajohen fillimisht të përpiqen të zgjidhin çdo mosmarrëveshje në mënyrë miqësore duke kontaktuar Libra24 në info@libra24.al.

Në masën e lejuar nga ligji, mosmarrëveshjet që lidhen me këtë Politikë do t’i nënshtrohen ligjit shqiptar dhe juridiksionit të gjykatës kompetente në Korçë, Shqipëri.

Kjo dispozitë nuk synon të heqë të drejta që konsumatorit i garantohen detyrimisht nga ligji i zbatueshëm.