Robina e Ëngjëjve

1000 L

Në subjektin e romanit harmonizohen dy linja rrëfimi: realiste dhe imagjinative. Vepra është ndërtuar mbi bazën e parimeve të drejtimit letrar të realizmit magjik. Hapësira ku zhvillohen ngjarjet është shumë e gjerë dhe përmbledh dy të tilla: tokësore dhe qiellore. Tek hapësira tokësore kemi Konispolin, Paramithinë, Qafa e Botës, Çamërinë, Kosovën, fshatin Bardhan, Kukësin e të tjerë. Nga hapësira qiellore veçojmë Qiejt e pritjes, Qiejt e Engjëvje, Kryeselinë e Zotit dhe kate të ndryshëm qiellor. Edhe subjekti zhvillohet në dy linja: atë tokësore dhe atë qiellore. Pesonazh lidhës mes këtyre dy linjave është personazhi i Nanë Fatës.

Nyja lidhëse e subjektit bëhet dëgjimi dhe shikimi në tv i skenave nga masakra e Reçakut në Kosovë ku u masakruan qindra njerëz të pafajshëm. Kjo u bë shkak që në memorien e çames Nanë Fatë të vinë pamjet e masakrave shtazarake të Zervës në Paramithi dhe gjithë Çamëri ndaj shqiptarëve muslimanë në gusht 1944 – mars 1945.

Përfundo Blerjen
Kategori
Roman
Formati
PDF
Gjuha
Shqip
Numri i Faqeve
266 FAQE