Heshtja e Unit
1000 L
Subjekti është vendosur kryesisht në Jug gjatë vitit 1997. Rrëfimi i ngjarjes zhvillohet në dy plane:
1. në atë tokësor
2. në atë iluziv magjiko – përrallor
Gjatë bërthamave tregimtare të planit të parë veprojnë personazh të shumtë njerëzorë si Roni, prindërit Trashëgimi e Sabina, vëllai i vogël Andi, Miri, Turi, Elona, Tom, Xhodai e të tjerë. Në linjat subjektore të planit të dytë dalin personazhet: Xhinia Shtilë – nuse Shtila, Shtatë pëllëmbë mjekra e tre pëllëmbë shtati, ndryshe Baba Mjekra ose Kryedjalli, xhindër e xhini e të tjerë.
Subjekti ka një radhë të gjatë bërthamash rrëfimtare që tregojnë aspekte të ndryshme të jetës shqiptare përgjatë vitit ters 1997: rrëmbime, krime, mashtrime, vrasje, përdhunime…

