Net të bardha
1000 L
… Unë jam ëndërrimtar. Unë kam kaq pak çaste të tilla në jetën reale, saqë nuk mund të mos i përjetoj sërish në ëndrrat e mia. Do të ëndërroj për ju gjithë natën, gjithë javën, gjithë vitin. Sigurisht që do të vij këtu nesër, pikërisht këtu në këtë vend, nesër, në të njëjtën orë, dhe do të jem i lumtur ta kujtoj ditën e sotme. Tashmë ky vend është i dashur për mua. Në Petërburg kam dy ose tri vende të tilla. Madje në njërin prej tyre u përlota… për një kujtim. Kush e di?

