Libra24 është E-commerce MultiVender i parë shqiptar i dedikuar ekskluzivisht për libra digjitalë (eBooks) në gjuhën
shqipe. Platforma është ndërtuar për të krijuar një kanal të sigurt, transparent dhe profesional për shitjen e librave
online.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë autorët dhe shtëpitë botuese shqiptare të hyjnë në tregun digjital me një strukturë të
qartë, të mbrojtur dhe të menaxhueshme.
Në një kohë kur konsumi digjital po rritet ndjeshëm, tregu shqiptar nuk ka pasur deri më sot një platformë të specializuar
për libra digjitalë, Libra24 synon të mbushë pikërisht këtë boshllëk strukturor.
Tregu shqiptar i librave digjitalë aktualisht është i fragmentuar dhe i paorganizuar. Industria e librave në Shqipëri vazhdon të funksionojë kryesisht në format fizik, ndërsa segmenti digjital mbetet i pazhvilluar.
Sot, autorët shqiptarë përballen me disa sfida:
- Mungesa e një marketplace të dedikuar për eBooks në gjuhë shqipe
- Vështirësi në monetizimin e librave në format digjital
- Shpërndarje informale përmes rrjeteve sociale ose kanaleve jozyrtare
- Mungesë transparence në raportimin e shitjeve
Në mungesë të një infrastrukture të specializuar, autorët shpesh detyrohen të shesin përmes rrjeteve sociale ose platformave jo të strukturuara, duke humbur kontrollin financiar dhe mbrojtjen e përmbajtjes së tyre.
Procesi operacional është i thjeshtë dhe i strukturuar:
E gjithë struktura funksionon në mënyrë automatike duke reduktuar ndërhyrjen manuale dhe duke garantuar një eksperiencë profesionale për të dyja palët.
Tregu i leximit po kalon gradualisht drejt konsumit digjital. Megjithatë, në Shqipëri ka munguar një platformë e specializuar që të ofrojë:
- Infrastrukturë të dedikuar për libra digjital
- Mbrojtje të përmbajtjes
- Raportim të qartë financiar
- Shkarkim i shpejtë dhe pagesa të sigurta
Libra24 lidh autorët me lexuesit përmes një sistemi të sigurt, transparent dhe të automatizuar. Ajo krijon një infrastrukturë të specializuar për librat digjitalë në tregun shqiptar
Ne e kuptojmë që shqetësimi kryesor i autorëve dhe botuesve është pirateria. Libra24 aplikon një sistem të personalizuar sigurie:
- Çdo blerje gjeneron një kod unik.
- Emri i blerësit shfaqet në çdo faqe të librit.
- PDF-ia nuk mund te editohet apo të printohet.
- Çdo kopje është e gjurmueshme në rast shpërndarjeje të paautorizuar
Ky mekanizëm krijon përgjegjësi individuale dhe redukton ndjeshëm shpërndarjen e paligjshme.
Libra24 vendos transparencën në qendër të bashkëpunimit me autorët duke krijuar një sistem të drejtë dhe të besueshëm bashkëpunimi.
Çdo autor ka akses në një dashboard personal ku mund të monitorojë në kohë reale:
- Shitjet e librave.
- Statistikat e performancës.
- Faturat e gjeneruara.
- Likuidimet financiare.
Transparenca është thelbësore për ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të besueshëm.
Transaksionet realizohen përmes Pago.al, një sistem pagese i sigurt dhe i licencuar nga Banka e Shqipërisë.
Kjo garanton:
- Siguri maksimale të transaksioneve.
- Përputhje me rregulloret financiare.
- Transparencë të plotë në çdo proces pagese.
- Përdorim i thjeshtë dhe i aksesueshëm.
Autorët dhe botuesit bashkëpunojnë me një sistem të formalizuar dhe të rregullt.
Shqipëria dhe diaspora shqiptare përfaqësojnë një treg me potencial të konsiderueshëm për libra digjitalë.
Faktorët kryesorë që mbështesin këtë rritje janë:
- Diasporë aktive.
- Rritja e përdorimit të smartphone dhe internetit.
- Rritja e pagesave online.
- Interesi i lartë për edukim dhe zhvillim personal.
Megjithatë, deri më sot nuk ka ekzistuar një platformë e dedikuar që të strukturojë këtë treg.
Libra24 pozicionohet si pionier në këtë segment.
Libra24 ka disa avantazhe strategjike:
- Platforma e parë e dedikuar për eBooks në Shqipëri.
- Fokus ekskluziv në tregun shqiptar.
- Integrim me sistem pagesash të licensuar.
- Mbrojtje e personalizuar për çdo kopje
- Transparencë e plotë për autorët.
Këto elementë e bëjnë platformën të diferencuar dhe të vështirë për t’u kopjuar pa një strukturë të ngjashme teknologjike..
Ne ofrojmë një model bashkëpunimi të thjeshtë dhe transparent:
- Publikim i librave në platformë.
- Promovim i librave dhe autorëve në rrjetet sociale.
- Komision për çdo shitje.
- Likuidime periodike..
- Shërbime shtesë për autorët (design support).
Duke qenë se produkti është digjital, marzhi operacional është i lartë dhe kostoja e shpërndarjes minimale. Qëllimi ynë nuk është thjesht listimi i librave, por ndërtimi i një partneriteti real me botuesit dhe autorët.
Libra24 synon të bëhet platforma standard për librat digjitalë në gjuhën shqipe, duke:
- Modernizuar industrinë e librit.
- Krijuar mundësi të reja për autorët.
- Rritur aksesin në dije.
- Ndërtuar një ekosistem digjital të qëndrueshëm.
Jeni autor dhe dëshironi të bëheni pjesë e Libra24?
Për t’u regjistruar në platformën tonë, ju lutemi na shkruani në email me të dhënat dhe informacionin rreth librit tuaj.
Ekipi ynë do t’ju përgjigjet sa më shpejt për hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit.
