Atë Sergi
Autor/Botues: Libra24
500 L
Çfarë ndodh kur një njeri, i mësuar të jetë gjithmonë i pari, zbulon se në dashuri ka qenë i dyti? Princi Stepan Kasatski, ambicioz dhe krenar, zbulon se gruaja që dashuronte me gjithë shpirt kishte qenë e dashura e perandorit rus. I tronditur, ai braktis gjithçka dhe zgjedh jetën monastike. Por a ishte kjo një thirrje e sinqertë drejt Zotit, apo një përpjekje për ta tejkaluar perandorin në një fushë ku pushteti nuk kishte vlerë? Në “Atë Sergi”, Tolstoi zbulon betejën e fshehtë mes besimit, krenarisë dhe tundimit.

