Dhe çfarë pastaj?

800 L

-Bell!
-Po!
-Të lutem, mund të më thuash se ku fillon e mira dhe ku fillon e keqja?
-Kam ftohtë miku im, kam ftohtë, eja më përqafo!
-Si mendon Bell, a është Shqiptar Napoleoni?
-Ah ty të ka lënë mendja!!!

Befas jashtë kasolles prej dëbore u dëgjua cicërima e një zogu… dolëm jashtë të dy  dhe u mahnitëm nga ai zog vetmitar,  që gjallonte mbi bardhësinë e dëborës.
-Diku do të ketë gjetur ushqim ky zog ,që është gjallë.
-Ah, miku im!

Do te dish ku fillon e mira? Fillon tani në këtë çast me cicërimën e këtij zogu…e di pse ? Sepse është sinjali që na tregon se po nis një jetë e re! Por gjithsesi, a do të dish se ku fillon e keqja? Edhe ajo pikërisht tani fillon,i dashur, me cicërimen e këtij zogu .. pse?!    … sepse pikërisht tani ty të lind ideja se mbijetesa jote varet nga vrasja e këtij zogu…sepse duhet të hamë që të jetojmë … Dhe kështu i dashur..  të dyja bashkë e mira dhe e keqja  do të  bashkëjetojnë  pa fund, ose për aq kohë sa t’i vijë fundi edhe i kësaj  cicërime… sepse asnjëra prej tyre nuk jeton dot pa tjetrën…edhe  ky zog ka vrarë ndonjë krimb…. diku i dashur…

Diku në një nga xhepat e mi dergjej dëshmia e njërit prej këshilltarëve të pleqësisë së  Ajacos se familja e tij vinte nga Arbëria..se Napoeloni na qënkesh Shqiptar!!!

 

Përfundo Blerjen
Kategori
eBooks
Formati
PDF
Gjuha
Shqip
Numri i Faqeve
88 FAQE