Emanuela
700 L
Siç e di, e dashur… edhe bota e imagjinatës ka kufizimet e veta. Kjo është arsyeja pse ne kemi shpikur fjalën “e paimagjinueshme”.
Por ajo, teksa hyri në dhomën tonë, na pëshpëriti ngadalë, që të mos e dëgjonte askush atë që po na thoshte:
Në fakt, unë kam zbuluar edhe një botë tjetër… është bota e të paimagjinueshmeve. Keni dëshirë të shkojmë?
Menduam se do të na çonte në një botë me çmenduri.
Por jo. Ishte një botë ku pozita dhe opozita ishin miq me njëra-tjetrën; ku pushtetarët nuk vidhnin; ku edhe zgjedhjet nuk i vidhte askush. Madje këto gjëra nuk ekzistonin as si koncept. Ishte një botë ku të gjithë e donin njëri-tjetrin; ku s’vuante askush për bukë; ku mjedisi ishte i pastër; ku s’kishte luftëra, as tërmete, as epidemi të tmerrshme. Një vend ku mbizotëronte paqja, begatia dhe prosperiteti.
A ka ndonjë gjë më të paimagjinueshme se kaq?

