Çmenduria e një vere
1200 L
Një histori që nis në ishullin magjik të Kretës, në brigjet ku era mbart kujtime e mall, dhe vazhdon në zemrën e Shqipërisë, në një fshat të qetë pranë qytetit të Fierit. Aty ku dielli ngroh tokën, por jo gjithmonë zemrën.Romani ndjek jetën e Fabinjos, një djalë që mbart plagë të thella shpirtërore, por edhe një forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara. Ai përballet me mungesën e dashurisë familjare, me paragjykime, me braktisje, por gjen dritë në njerëzit e duhur — ata që vijnë në heshtje dhe qëndrojnë përjetë.

