Mes treshit dhe krismës

300 L

Një jetë mes treshit dhe krismës
…. I kishim vënë pistoletën njeri tjetrit në kokë
-Tek treshi?
-Tek treshi
– Kush do të numëroj
-Numuro ti
-Pse unë?
-Ti e dashur, ti! ti ke qenë gjithmonë komandantja!
-Një , ….. dy ……………………………..tre………………………………….  ( Bang!)  dhe pas treshit vinte krisma
Por ajo hapësirë kohë mes treshit dhe krismës mu duk sa një jetë… poezitë e mia zunë të më luteshin t’i vargëzoja pikërisht në atë hapësirë të vogël   kohe … mendimet së bashku me vargjet brenda tyre, lëvizën me shpejt se drita dhe falë relativitetit, ajo pauzë e vogël u shndërrua në një jetë
Nga  njëra anë e qiellit, një vijë e bardhë, ndoshta e ndonjë supersoniku vrasës, nga ana tjetër një tufë zogjsh si një njollë e murme.
Cudi !   ngjyrat ndonjëherë kanë domethënie të kundërt. dhe qielli shpesh kërkon të jetë surrealist. Prandaj  dhe bukuroshi djall teksa u habita dhe i thashë ,
ti s’qenke i shëmtuar !
, ma ktheu butësisht;
miku im ,
unë s’jam ashtu si më kanë vizatuar!
dhe me bindje të plotë të keqen nuk e pashë më tek ai lloj djalli , që na kishin propozuar.

Përfundo Blerjen
Kategori
eBooks
Formati
PDF
Gjuha
Shqip
Numri i Faqeve
19 FAQE