Pasqyrë
1000 L
“Pasqyrë” është roman që pasqyron realitetin në të cilin jetojmë çdo ditë, shpesh në fshehtësi. Mesazhi thelbësor i romanit është që të luftojmë lakminë, të mos bëhemi lakmitarë deri në atë pikë sa të harrojmë njerëzit që vërtet na duan. Në këtë roman do të gjeni shembullin e njeriut që nuk duhet të jemi, për të arritur me çdo kusht të mirat materiale.
Këto janë 10 arsyet pse duhet lexuar:
- Gjuhë e thjeshtë dhe afër lexuesit.
- Pritje, romancë, ankth, intrigë, dramë dhe mister.
- Shprehi të zakonshme, të veshura metaforikisht me të vërteta të prekshme.
- Stil autentik i të shkruarit.
- Personazhe të prekshëm në metamorfozën shoqërore.
- Ngjarje që shokojnë të vërtetën dhe surprizojnë pritshmëritë.
- Mentalitete të kaluara që goditen dhe vlera që promovohen.
- Rrëzimi i hierarkive të gabuara në mendësinë popullore.
- Shtresa dhe nënshtresa kuptimore, ndër dhe nën rreshta.
- Personazhe që mbartin veset dhe/ose vlerat, të cilat ju mbetet t’i gjykoni.

