Pyjet e Shqipërisë
500 L
Ky botim përmbledh një pjesë të shkrimeve të gazetës “Kurora e Gjelbër”, një organ mbarëkombëtar kushtuar pyjeve dhe mjedisit. Pas 20 vitesh botim dhe 200 numrash, gazeta la pas një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e problematikave të pylltarisë, kullotave, mjedisit dhe politikave pyjore.
Në këtë përmbledhje janë përfshirë rreth 140 artikuj nga autorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit. Shkrimet trajtojnë çështje tekniko-shkencore, mbrojtjen e natyrës, turizmin mjedisor, ligjshmërinë, si dhe portrete pylltarësh që i kushtuan jetën ruajtjes së kësaj pasurie kombëtare.

