Qentë Bastardë
500 L
“10 min. të qeshur vlejnë sa 50 min. gjimnastik”, këshillojnë mjekët neuropsikiatër. Ppsikologët e vlerësojnë qeshjen edhe më antistres se orgazma, se joga, se spiritualizmi, madje edhe se të notuarit lakuriq. Edhe pse kjo kohë “tranzicioni” është e mbushur përplot me karagjozllëqe të gjithfarë lloj “personalitetesh publikë”, buzët tona vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura, duke e harruar të qeshurën Për të mos e humbur fare refleksin biologjik të të qeshurës, ju rekomandoj të ushtroheni në “palestrën” e këtij libri. Garancia që ju jap? Minimalisht, do t’u rikthehet buzëqeshja.

