Shpatat nuk ndryshken
700 L
Pas vitesh në zinxhirët e robërisë si skllevër në nje anije, Nik Skura dhe Marti Burshi arratisen drejt lirisë. Kur mbërrijnë në atdhe, gjejnë një Arbëri të shkatërruar nga pushtimi osman dhe të rrënuar nga murtaja vdekjeprurëse. Udhëtimi nis me një betejë të ashper detare dhe vazhdon përmes maleve e shtigjeve të Arbërisë. Virgjil Muçi ndërthur aksionin e gjallë me dramën e nje populli që lufton të mbijetojë në robëri. “Shpatat nuk ndryshken” të mbërthen me shpirtin e aventurës; një homazh prekës për shpirtin e qendresës, dëshmi se shpata e lirisë nuk ndryshket kurrë.

