Shtrigat
600 L
Se që ta marrësh vesh ti, or mik, shtrigat janë e do të jenë në jetë të
jetëve. Hanë gjind, po ua ka më fort ënda të mbysin e t’u pinë gjakun
fëmijëve e të rinjve, qofshin djem ose vajza, por edhe njerëz të tjerë
që ato i kanë marrë zët.
Shtrigat shkojnë e bien për të fjetur si të gjithë robt e tjerë të
shtëpisë dhe, kur çatis mesnata, iu del shpirti prej trupit, ngrihet
fluturim dhe shkon e hyn në shtëpinë e atij që do ka ndër mend ta mbysë.

