Uliksi
Autor/Botues: Shtëpia Botuese Fan Noli
4000 L
16 qershor 1904, Dublin. Nisur nga ecejaket, teorizimet,
takimet dhe vetmitë e tri personazheve, Leopold Blumit, Stiven
Dedalusit dhe Molli Blumit, Xhojsi rishkruan Odisenë e Homerit.
Arkitektura e Uliksit është një thurje e pabesueshme lidhjesh:
romani gëlon nga jehonat e brendshme njerëzore, kujtimet,
gjërat e para dhe të dëgjuara, të tretura dhe të metamorfozuara.
Njëlloj sikurse edhe Prusti, Xhojsi rishkruan romanin e madh të
kujtesës dhe të identitetit të paqëndrueshëm njerëzor.

