Vrasësja e Ali Pashë Tepelenës
1000 L
Romani rindërton periudhën e fundit të Ali Pashë Tepelenës, i rrethuar dhe i vrarë tradhëtisht. Përmes një rrëfimi, mbështetur në dokumente osmane, ruse, greke dhe sidomos angleze të kohës, romani ngre hipotezën se vrasja i erdhi nga njeriu më i afërt, Vasiliqia, e futur me misionin vrastar nga udheheqesit e “Filiki Eteria”. Mes personazheve realë dhe imagjinarë, intrigave politike dhe ngjarjeve historike, romani sjell një këndvështrim tjetër, duke e paraqitur atë jo vetëm si një sundimtar rebel, por edhe si një figurë me vizion për krijimin e një shteti shqiptar.

